Danaj: Rama po justifikon kalimin e pronës publike te privati, krimi do pastrojë paratë me kullat

Pas kullave të ngritura nga privatët, tani pritet të ngrihen edhe kullat e shtetit. Kryeministri Edi Rama shpalli sot nisjen e një projekti për ndërtimin e një kompleksi ku do të vendoset administrata. Projekti me kosto kolosale do strehojë administratën më të korruptuar në Europë.              

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, u shpreh se Edi Rama po justifikon një pasuri publike që po kalon nga qytetarët, dhe po i jepet privatit, gjithashtu, shtoi se në ato kulla që do ndërtohen, do pastrohen paratë e pista të krimit.

Kjo korporata në momentin që i dha pronën, u ndërtua dhe e mori pjesën që i duhet për administratën publike, çfarë funksioni ka më, çfarë do vjeli më shumë?!

Nëse ti do ndërtosh kullën, do i zësh 4-5 kate, po 20 katet e tjera? Ato i ka privati, ti përsëri i’a ke dorëzuar atij zotërisë, ai e para do pastrojë paratë e krimit aty, do filloj të marri dhe interesin, pasi këto institucione do i marrin me qera këto godina, pasi do ketë një kosto mujore që do jenë të detyruar ta paguajnë.

Edi Rama po justifikon një pasuri publike që po kalon nga qytetarët, dhe po i jepet privatit.

Ne kemi shumë godina shtetërorë që janë bosh, shumë godina janë degraduar. Pse kryeministri, që është dhe artist, nuk po rekonstruksion këto godina, po  bën gradaçela dhe kulla.

Do vijë një moment që qeveria do detyrohet të vendos një lloj kontrolli te paratë e pista, dhe të gjitha ata që  kanë nga 10 shtëpi do i shesin,  kjo do sjellë dhe uljen e çmimeve.