Kullat e reja për administratën/ Kaprata: Jemi në një regjim, Rama vendos çfarë mendon ai...

Në edicionin informativ të lajmeve të orës 17:00, i ftuar urbanisti Gent Kaprata, i cili foli mbi projektin e ri të prezantuar ditën e sotme për kullat e reja për administratën, që do ti shtohen Tiranës.

Kaprata u shpreh se qëllimi i këtij projekti ishte mjaft i qartë, fuqizimi i këtij shteti.

Deklarata:

“Sikurse ka eksperimente sociale ka dhe eksperimente arkitektonike, edhe zakonisht ndodhin nëpër vende si Shqipëria.

Që të kuptojmë çfarë ndodhi sot duhet të prezantohet konteksti, duhet të kuptojmë që jemi në një regjim, kryeministri i vendin nuk ka më asnjë kufi të kornizimit të veprimtarisë së vet.

Vendos çfarë mendon ai që është e mira për vendin veçanërisht për këto zonat e rëndësishmë urbane apo turistike.

Kryeministri pa na shpjeguar çfarë kanë ndërtesat ekzistuese, sepse ne kemi nisur një tranzicion në vitin 1991 ndër të tjera dhe më kryesorja është duke zvogëluar shtetin, duke zvogëluar administratën dhe hapsirat për zyrat, duke zvogëluar pronësinë e shtetit.

Nëse në këto vite ne kemi bërë një tranziocion politik dhe ekonomik duke zvogëluar aftësinë e shtetit dhe fuqizimin e qytetarit dhe sipërmarjes private të komuniteteve, në fakt kryeministri prezantoi këtë projekt me një qasje të qartë dhe shumë direkte për të fuqizuar shtetin.

Për të fuqizuar shtetin veçanërisht në kuptimin e pronave lind një pikpyetje e madhe: Pse i duhen hapsira të reja administratës?”- u shpreh ai