Egli Proga u dhunua për vdekje pasi ‘rilindasi’ i vuri gjobë/ Apeli lë në burg Denis Meçen

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Denis Meçen, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një formë më të butë.

Sakaq, gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shkulakun.

Kujtojmë se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobëvënia nga Denisi i cili i kërkoi Eglit xhiron ditore të lokalit të tij.

Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.