Futbollisti i City-t kërcënon me grevë UEFA-n dhe FIFA-n

Rodri kërcënoi këtë të martë në një konferencë për shtypin se nuk përjashtohet mundësia që lojtarët të hyjnë në grevë si formë proteste kundër UEFA-s dhe FIFA-s, për shkak të mbingarkesës së kalendarit sportiv.

“Mendoj se jemi afër kësaj. Ky është mendimi i përgjithshëm i lojtarëve dhe nëse vazhdohet kështu, nuk do të kemi alternativë. Mendoj se është diçka që na shqetëson vërtet. Ne jemi ata që vuajmë”, ka shpjeguar Rodri, në një konferencë për shtypin në prag të duelit me Interin, në Champions League.

Mesfushori i Manchester City-t u pyet për numrin ideal të ndeshjeve që një futbollist duhet të luajë në një sezon.

“Nga përvoja ime, do të thosha 60 ose 70. Mes 40 dhe 50 është numri i lojërave në të cilat një lojtar arrin të performojë në nivelin më të lartë. Pas kësaj, duhet një pushim, sepse është e pamundur të mbash nivelin fizik. Këtë vit ndoshta do të luajmë 70 apo edhe 80. Për mendimin tim modest, është shumë”, vazhdoi ai.