SYRI TV/ Dosja Partizani, Malltezi demaskon SPAK-un: Rama ndryshoi 11 zona sportive

 

Jamarber Malltezi ka denoncuar sërish parregullsitë në hetimin e SPAK për Dosjen e Kompleksit Partizani. Përmes një video të publikuar në Facebook, Malltezi ka nxjerrë dokumentet se si SPAK i atribuon Berishës ndryshimin e destinacioni, që me dokumente provohet se është ndryshuar nga Edi Rama, së bashku me 11 zona të tjera sportive, që iu kthye destinacioni në zona banimi. Në një dalje për mediat, Malltezi denoncoi gjithashtu se si SPAK ka bërë interpretim politik për procedura të përshpejtuara ndërkohë që kthimi i pronës zgjati për 12 vite dhe privatizimi i godinave për gati 4 vite.

SYRI TV

Anëtari i Krysisë së PD, Jamarber Malltezi  ka denoncuar parregullsitë e SPAK në hetimet për dosjen e kompelksit “Partizani”. Malltezi është shprehur se SPAK ka fshehur dokumentat qëllimisht për të devijuar hetimet sipas urdhrave të Edi Ramës. Sipas tij, destinacioni nga zonë Sportive në zonë banimi është ndryshuar me firmë të Edi Ramës dhe pa kërkesë të pronarëve,

Ndërkohë përmes një deklarate për mediat, Malltezi denoncoi edhe pretendimet e SPAK për proceduarat  e përshpejtuara të ndjekura për të favorizuar Malltezin si person të pushtetëshëm, teksa publikon provat që sipas tij faktojnë se për procesin e kthimit të pronës janë ndjekur 12 vite, ndërsa për privatizimi pëe 4 vite.