SYRI TV/ Papunësia në Shqipëri më e larta në rajon - Publikohet anketa e barometrit të Ballkanit 2024

Shqipëria ka nivelin me te larte te papunësisë në rajon për vitin 2024. Anketa e Barometrit te Ballkanit 2024 nxori të dhëna se nga 1 mije qytetar te anketuar ne vendin tone, 20 për qind e tyre ishte i papune, ndërsa mesatarja e papunësisë në rajon është 11%. Ndërkohe situata paraqitet më optimiste në Kosove, ku niveli i papunësisë është 4%, pra 5 here me i ulët se në Shqipëri.

Syri tv

Shqipëria ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon. Ky rezultatet doli nga anketa e Baromtertit të Ballkanit 2024, qe tregon norme të lartë papunësie të shqiptarëve. Nga 1 mijë persona që janë anketuar, 20% e tyre ishin të papunë në vendin tonë, niveli më i lartë rajonal dhe me diferencë nga të tjerat thekson revista Monitor.  Ndërkohë mesatarja rajonale e papunësisë në mesin e të anketuarve ishte 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezultoi në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%. Sipas te dhenave, numri I papunesit ne Shqiperi eshte 5 fish me I larte se ne Kosove. Në mesin e të anketuarve gjithashtu Shqipëria kishte vetëpunësimin 15%, niveli më i lartë në Rajon, për rrjedhojë kemi përqindjen më të ulët të të punësuarve me pagë. Në 1000 persona të pyetur në vendin tonë, 39% e tyre ishin të punësuar me page. Ndërkohë Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.

https://monitor.al/barometri-papunesia-rritet-nder-te-anketuarit-ne-shqiperi-me-2024/