Mëngjesi i Beyonces, edhe sportistët mund të përfitojnë për një performancë më të lartë

Personazhet e famshme e dinë shumë mirë se çfarë duhet të kenë parasysh kur bëjnë dietat e tyre dhe si t'i konsumojnë ato. Shqetësimi i tyre për të qenë të shëndetshëm dhe, në të njëjtën kohë, për të pasur një trup mahnitës është ajo që i shtyn ata të zbulojnë vetitë e ushqimeve që konsumojnë.

Një nga këto artiste, që duket se e ka ndalur kohën për shkak të trupit dhe pamjes së saj të mrekullueshme, është Beyoncé. Pjesërisht, kjo është edhe falë mëngjesit  shumë të përshtatshëm që konsumon.

Këngëtarja ka vite që ha të njëjtin ushqim për mëngjes: vezë të rrahura dhe të fërguara (vetëm të bardhët), të shoqëruara me një lëng perimesh ose një gotë qumësht me pak yndyrë dhe drithëra.

Mund të duket sikur është një mëngjes mjaft i mërzitshëm ose i zakonshëm për një personazh të famshëm, por ka një kontribut të jashtëzakonshëm ushqyes, që e bën atë të shëndetshëm dhe me plot përfitime.

Cilat janë përfitimet e këtij mëngjesi

Edhe pse mund të duket se janë të pakta ushqimet që përbëjnë këtë mëngjes, ato plotësojnë pothuajse të gjitha lëndët ushqyese të kërkuara për një vakt mëngjes optimal.

E bardha e vezëve është një opsion i shkëlqyeshëm për t'u përfshirë në mëngjes, pasi ka shumë paj yndyrë dhe është e pasur me proteina. Në fakt, njihet zakonisht si një nga suplementet që bodybuilders ose profesionistët e fitnesit konsumojnë para se të bëjnë stërvitje.

Perimet e pranishme në “smoothie” ofrojnë fibra, minerale dhe vitamina. Qumështi me pak yndyrë është thelbësor për të përfunduar konsumin ditor pa përfshirë pjesën e dëmshme, ndërsa drithërat janë burim i shkëlqyer i fibrave dhe, në raste të veçanta, i karbohidrateve.