Nga Serie A në Champions, Juventusi nuk ndryshon

Barazimi zhgënjyes kundër Empolit duket se nuk e ka bërë Tiago Motën që të ndryshojë mendje për formacionin startues.

Edhe ndaj PSV-së, “Zonja e Vjetër” pritet të luajë me të njëjtin formacion si me Empolin, ku ndryshimi i vetëm pritet të jetë në portë, aty ku Di Gregorio do t’i marrë vendin Matia Perinit.

10 lojtarët e tjerë të cilët do zbresin në fushë pritet të jenë të njëjtët që u ndalën nga Ardian Ismajli dhe shokët e tij të skuadrës në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, në mendjen e Tiago Motës janë 3 pikëpyetje që mund të sjellin ndryshime në formacion.

Balotazhet e vetme janë Daglaz Luiz për Turam, me këtë të fundit që nuk është aq i favorizuar.

Në mëdyshje për një fanellë titullari janë edhe Kopmeiners dhe Jilldiz që po ndjejnë konkurrencën e Ueah dhe Mbangula.