SYRI TV/ Ligji për punësimin e detyruar të mjekëve, opozita akuza ministrisë për mashtrim me kostot
Drafti i ligjit për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Shëndetësisë. Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se ka mashtruar parlamentin për koston e studimit duke e deklaruar ne relacion e si 6.7 mln lekë, ndërkohë që kosto reale është 3fish më e ulët. Po kështu opozita akuzoi se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se ligji mban peng diplomën e studentëve, dhe është një formë e re e internimit të të rinjve. Ministrja e Shëndetësisë dhe zv ministrja e Arsimit shmangën përgjigjet për koston e studentëve, ndërsaa nuk munguan përplasjet politike mes depuetëve të maxhorancës me ata të opozitës
Syri tv
Ligji për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë, nxiti debate të forta në Komisionin e ligjeve,. Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se ka gënjyer Kuvendin për kostot vjetore të studimeve për studentët e mjekësisë, duke e deklaruar në relacion si 6.7 mln lekë, ndërkohë që kosto reale është 2milion e 400. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, deklaroi se deputetët kanë votuar një mashtrim në kuvend duke nxitur protesta dhe panik te studentët. Zv ministrja Ana Kapaj e pranishme në seancë, ju shmang pyetjeve për kostot e studentëve, ndërsa mbrojtjen e MASR e mori përsipër Ermonela Felaj
Debatet u shoqëruan me akuza politike mes opozitës dhe maxhorancës, ku deputeti i PD, Dashnor Sula u përplas me socialistin Petro Koci
Ndërkohë ligji për studentët e mjekësisë shkaktoi përplasje edhe në komisionin e shëndetësisë, ku ishte e pranishme ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu. Deputetja demokrate Albana Vokshi dhe ai i PL, Petrit Vasili hodhën akuza se është tejkaluar afati 6 mujor i GJK për ndërhyrje në ligj, ndërsa akuzuan qeverinë s epo detyron mjekët e rinj të emigrojnë në Gjermani.
Sipas draftit të ri, të ligjit për punësimin e detyruar të mjekëve, të shfuqizuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, studentët e vitit të parë do të obligohen të punojnë 3 vjet në shtete, studentët e vitit të 3 dhe 4, do të punojnë 2 vite, ndërsa ato të vitit të 5 dhe 6, do të punojnë 1vit në sistemin shendetësor shqiptar.