Trajneri i Bayernit, Kompani nuk e nënvlerëson Dinamon e Zagrebit: Ekip i ‘hekurt’

Trajneri i Bayernit, Vinsent Kompani, nuk e nënvlerëson aspak Dinamon e Zagrebit, që do ta ketë kundërshtar në takimin e sotëm në Champions.

“Dinamo Zagreb është një ekip i talentuar, teknikisht i fortë. Ata janë mësuar të kenë topin shumë në të tretën e fundit dhe për këtë arsye të gjejnë boshllëqet. Është një kundërshtar që është i mirë në mbrojtjen e portës, kështu që ata nuk lënë shumë hapësirë. Ne duam të vazhdojmë lojën tonë. Shpresojmë që kjo të na sjellë sukses”, deklaroi Kompani.