Tërhiqet nga dy garat e fundit, shpall kampion rivalin e tij pas vdekjes

Italia dhe bota e motoçiklizmit është prej ditësh në shok prej vdekjes së Luca Salvadorit, më 15 shtator, në një test të garës IRRC (kampionati ndërkombëtar i garave rrugore), në Frohburg (Gjermani).

Salvadori, përveçse i pasionuar pas garave të shpejtësisë (kishte garuar në kuadër të paddock-ut të MotoGP, apo në Superstock), ishte  gjithashtu një “youtuber”. Lehtësia e komunikimit e bëri atë të njohur në vendin e tij.

Megjithatë, detaji më i mirë me të ndjerin ishte ai i Filippo Rovellit dhe skuadrës së Pistard, rivalë të tij në “National Trophy 1000”, në Itali.

Ata kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në dy eventet e fundit të atij kompeticioni. Meqenëse Salvadori ishte lider, kjo do të thotë se ai është kampion pas vdekjes. Këtë e ka konfirmuar vetë Ravelli në rrjetet sociale:

“Luca, rrugët tona janë kryqëzuar në pistë prej vitesh, por kurrë nuk kemi pasur kaq shumë beteja si ky vit.

Çdo garë ishte një luftë e vërtetë... Ne kishim ende dy gara përpara, dy mundësi për të sfiduar njëri-tjetrin edhe një herë dhe për të vazhduar të rriteshim së bashku.

Por sot për mua kampionati përfundon këtu. Nuk ka kuptim të vazhdoj pa ty në pistë, pa dëshirën tënde, pa talentin tënd. Ky titull është yti, Luca, dhe e ke merituar garë pas gare.

Doja që ta festonit ndryshe, të shtrëngonit dorën dhe t'ju thosha personalisht që ishit më i miri. Ky kampionat është yti dhe do të jetë yti përgjithmonë.”