FOTO/ Shënoi 3 gola dhe dha asist në Champions League të Azisë, Asani vlerësohet me notën 9.9

Jasir Asani padyshim ishte njeriu i ndeshjes Gwangju-Jokohama.

Skuadra e sulmuesit të Shqipërisë triumfoi me shifrat e thella 7-3 në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë.

3 nga golat u shënuan nga Asani, i cili dhuroi edhe një asist. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9.

Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23.

Një ndeshje perfekte kjo për Jasirin.