VIDEO/ Jasir Asani lë pa fjalë klubin korean, 2 supergola në Champions League të Azisë

Jasir Asani është futur në historinë e klubit korean. Në ndeshjen e parë të Guangjusë në Championsin e Azisë, sulmuesi i Shqipërisë realizon dy supergola.

Një gol të shpejtë e realizoi që në minutën e 2-të të sfidës.

https://streamin.one/v/a7be09c4

Në faqen e klubit menjëherë është postuar një foto e tij me mbishkrimin: “Nuk di çfarë të them”.

Më pas, Asani shënoi një tjetër gol të jashtëzakonshëm, me një gjuajtje me të majtën nga jashtë zone.

Dopjetë e yllit kuqezi në Championsin aziatik.