SYRI TV/ Mungesa e transportit në Romanat të Durrësit, prindërit në protestë: Fëmijët na rrezikojnë jetën

Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Shefqet Ndroqi” në Romanat të Bashkisë së Durrësit kanë protestuar këtë të martë pasi fëmijët e tyre nuk kanë transport për të shkuar në shkollë.

Ata shprehen se fëmijët nuk e kanë të mundur të ecin për më shumë se 45 minuta në një rrugë pa trotuare, ku makinat lëvizin me shpejtësi. Frika nga aksidentet, që rrezikojnë jetën e këtyre fëmijëve është e vazhdueshme teksa i shtohen këtu edhe përkeqësimi i kushteve atmosferike. Ata i kërkojnë institucioneve shtetërore marrjen e masave

Shqetësimin e prindërve e ka përkrahur edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Anisa Ibraj e cila thekson se këta nxënës duhet te kenë një transport për të shkuar në shkollë duke e mbështetur deklaratën e saj edhe me një VKM

Prinderit shprehen se në mungesë të zgjidhjes së problematikës, ata do të përshkallëzojnë protestat deti në bojkotim të proçesit mësimor.