SYRI TV/ Bashkia hap 300 metra rrugë në Romanat, qytetari akuza kryebashkiakes së Durrësit

Hapja e një segmenti rrugor prej 300 metrash në fshatin Romanat, dyshohet se është bërë në shkelje të ligjit nga Bashkia Durres. IMT, ka hapur rrugën duke prekur pronën e një qytetari, i cili shprehet se veprimet kanë qenë të paligjshme.

SYRI TV

Bashkia e Durrësit dyshohet se ka ndërmarrë vendime të paligjshme, duke i rrëmbyer pronën një qytetari në Romanat për të hapur një segment rrugor prej 300 metrash.

Denoncimi është bërë nga Vladimir Kapllanaj, i cili së bashku me familjarë të tij, janë prekur nga kjo ndërhyrje e bashkisë.

Ai thotë se ndërhyrjet janë bërë në kundërshtim me ligjin, ndërsa rruga e re që prek pronën e tyre, është bërë me mbështetjen e Kryetares së Bashkisë për të favorizuar individë të caktuar.

Ndërkohë, gjatë vëzhgimit në terren, rezulton se bashkia durrës ka hapur një segment rrugor, që kalon mes shkollës nëntë vjecare të fshatit Romanat dhe biznesit të familjes Kapllanaj, duke mos vendosur asnjë tabelë për kryerjen e punimeve.