Milan – Liverpool, statistikat e një përplasjeje “titanësh”

Liverpooli, në “ferrin” e “Djallit”! Jo keq për ditën e parë të Championsit të ri. Liga e re e Kampionëve “ngre temperaturat” me një përballje “titanësh” që në start: plot 13 trofe të Campionit “zbresin” në fushën e “San Siros” (ora 21:00).

Milani i Fonseca-s, me moral të lartë nga fitorja 4-0 kundër Venezia-s, pret “The Reds”, të cilët skojnë në “San Siro” pas një humbjeje të papritur në Premier League, 0-1 në “Anfield”, kundër Nottingham Forest.

Sfondi i një përplasjeje që premton spektakël

Shtatë tituj kontinentalë për Milanin kundër gjashtë të Liverpoolit, kujtimi i finaleve të Stambollit (Liverpool fitoi me penallti) dhe Athinës (hakmarrje e Milanit, 2-1 me një dygolësh nga Pippo Inzaghi).

Në vitin 2021, vijnë edhe dy përplasje në fazën e grupeve të Championsit, 3-2 në “Anfield” dhe 1-2 në “San Siro”.

Sfidë golashënuesish, Leao apo Salah?

Njëri shkëlqen me hope, tjetri e bën këtë më rregullisht. Të dyve, aq më tepër në ndeshje të këtij niveli, u kërkohet të udhëheqin drejt suksesit skuadrat përkatëse falë cilësive të tyre.