Jasir Asani shënon në Championsin e Azisë, i mjaftojnë vetëm 2’ lojë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka gjetur një tjetër gol me fanellën e Guangjusë.

Atij i kanë mjaftuar vetëm 2 minuta lojë për të zhbllokuar shifrat kundër Jokohamas në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë.

Ky është goli i tij i parë për këtë sezon në këtë kompeticion pasi në kampionat ka shënuar edhe të tjerë.

Aktualisht ekipi i tij udhëheq me shifrat 1-0.