Milani e Juventusi në fushë, mësoni detajet e formatit të ri të Championsit

Rikthehen emocionet e Champions League, që këtë edicion vjen me një format krejt të ri. Që në ditën e parë kemi përplasje të mëdha, si Milan – Liverpool apo Juventus – PSV.

Kompeticioni evropian më i rëndësishëm për klube këtë vit do të jetë me 36 skuadra, të gjitha në një grup të vetëm.

Kjo është një nga risitë kryesore, pra nga 32 skuadra shkon në në 36 ekipe. Ky zgjerim do të zbatohet edhe për dy kompeticionet e tjera, Europa League dhe Conference League.

Nga tetë grupe, në një të vetëm

Përtej rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse, lajmi tjetër i madh është mungesa e grupeve: jo më 8 grupe të veçanta, por një grup i vetëm, i konceptuar si një kampionat i vetëm.

Të garantuara dy ndeshje më shumë

Çdo skuadër pjesëmarrëse do të luajë jo më gjashtë ndeshje (tri brenda dhe tri jashtë), por tetë takine në këtë format të ri të Championsit (katër brenda dhe katër jashtë).

Cilat skuadra kualifikohen?

Tetë më të mirat e grupit të madh prej 36 skuadrash do të shkojnë direkt në fazën e 16 më të mirave. Nga skuadra e renditur e nënta deri tek e 16-ta, shkojnë në play-off si ekipe të favorizuara në short (kokë grupi), ndërsa nga e 17-ta deri tek e 24-ta shkojnë play-off jo si kokë serie.

Tetë ekipet që do të triumfojnë në play off u bashkohen tetë të parave në renditje për të vijuar më tej garën për fitimin e trofeut.

Skuadrat që renditen nga vendi i 25-të tek i fundit eliminohen nga Championsi. Në përfundim të fazës së parë, nuk do të ketë zbitje në Europa League. Gjithshtu në këtë fazë të parë nuk do të ketë përplasje nga skuadra që vijnë nga i njëjti vend.

Kundërshtarët e fazës së parë janë përcaktuar me short: janë 36 skuadra të ndara në 4 grupe me nga 9 ekipe bazuar në koeficientin e UEFA-s (rezultatet e 5 sezoneve të fundit).

Kalendari

Të gjitha ndeshjet para finales do të luhen në mesjavë, duke respektuar kalendarin e garave kombëtare në të gjithë Evropën.