Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë, në fokus zgjedhjet dhe vota e Diasporës

Kryeministri Ramat dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë një takim këtë të martë me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.

Mësohet se takimi mes tyre do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve” në orën 14:00, ndërsa mes çështjeve që do diskutohen janë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vota e Diasporës.

Partia Socialiste ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. Formacioni dhe emrat e  tyre u prezantuan në Asamblenë e Partisë, e cila u mbajt pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.