Teliti: Kriza e plehrave vazhdon, ndonëse paguajmë 60 mijë euro cdo ditë!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti ka reaguar sërish për problemin e madh të plehrave në Tiranë.

Ai ka postuar pamjet e gjendjes katastrofike tek Komuna e Parisit.

Postimi:

KRIZA E PLEHRAVE VAZHDON, NDONËSE PAGUAJMË 60 MIJË EURO CDO DITË!

[👉] Shikoni pamjet nga zona e Komunës së Parisit, lexoni denoncimin e qytetarit.

[❌] Kjo është Tirana 2024 e Veliaj dhe kompanisë EcoTirana, qyteti me cilësinë më të ulët të jetesës në rajon e më gjerë.

[🆘] 20 milionë euro në vit, apo 60 mijë euro në ditë merr EcoTirana nga taksat e tarifat që të gjithë ne paguajmë, por koshat e plehrave po njësoj nuk zbrasen.

[❌] Prindërit dhe fëmijët tanë shpeshherë detyrohen të ecin edhe në rrugën e makinave, pasi trotuaret janë të bllokuara nga plehrat e pambledhura.

[🆘] Papastërtia dhe plehrat në Tiranë prej disa javësh burim infeksionesh e sëmundjesh.

[🔷] Reagoni qytetarë, piramida e abuzimit dhe korrupsionit duhet shkërmoqur një orë e më parë. #osotokurrë