Ina Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese!

Deputetja Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së Kuvdenit Elisa Spiropali për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë.

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.