KAFE SHQETO/ Goxhaj: Ndaj Trump u bë një atentat i mirfilltë, urdhri ka dalë në janar nga Alex Sorros

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi sulmin e 2 me armë kundrejt Donald Trump, teksa u shpreh se në këndvështrimin e tij duke qarte, se ky ishte një atentat i mirëfilltë edhe pse nga mediat nuk u transmetua sic duhej dhe nuk iu be mbulimi që meritonte.

Për Goxhajn,këto të 5 nëntorit në Amerikë nuk janë zgjedhje, çështje fiton demokat apo republikan, kjo nuk është një çështje fiton Trump apo dikush tjetër, këtu , sipas Goxhajt,është historia e botës që luhet.

Goxhaj tha gjithashtu se që urdhri për të vrarë Trump-in ka dalë në janar, kur Alex Sorros ka nxjerrë 2 foto, dhe ka bërë thirrje që dikush ti dali përzot Amerikës, dhe të vrasë Trump. 

'Këto të 5 nëntorit në Amerikë nuk janë zgjedhje, çështje fiton demokat apo republikan, kjo nuk është një çështje fiton trump apo dikush tjetër, këtu është historia e botës që luhet.

Domethënë në këtë moment, 5 nëntori nuk është ditë zgjedhjesh është dita më e rëndësishmë e shekullit 21, sepse aty do të përcaktohet fati i njerëzimit.

Njerëzimi në datën 5 nëntor ka 2 rrugë, o do shkojë drejt një mundësie për të mbijetuar , ose do të shkatërrohet përfundimisht civilizimi perëndimor.

Nga viti 90 deri më tani, bota ka shkuar drejt një degradimi të jashtëzakonshëm . Sorros pëfaqëson në imazhin e shqiptarëve, elitën, por nuk është Sorros vetëm,  ai është mbreti i këtij vendi, në këtë ndarje botërore, ai shqipërinë e ka si çiflig.

Donald Trump nuk shtë Donald Trump, ai është i vetmi person i cili në këtë çast historik, në këtë vënd, në kohën e duhur është njëriu i duhur   për të bërë gjënë e duhur, sepse është i vetmi , i cili mund të fitojë zgjedhjet në amerikë.

Trump nuk është ai që shohin njerëzit, ka 40 vite ai njeri që në vitet 80, që ka punuar për këtë ditë sot, ka fituar në 2016v kur asnjë se besonte.

Ai që iu bë Trump orët e fundit ishte një atentat i mirfilltë, problemi qëndron që urdhri për të vrarë Trump-in ka dalë në janar, Alex Sorros ka nxjerrë 2 foto, ka bërë thirrje që dikush ti dali përzot Amerikës, dhe të vrasë Trump.

Media është pjesa më e rëndësishme e atentatit ndaj Donald Trump, dhe ata që duan të vrasin Dnad Trump nuk kanë zgjidhje tjetër.'- u shpreh Goxhaj.