Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Me debate ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.

 Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën.

Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtësisë për çështjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se, gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur.

 Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundësojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohe në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me Individin pasi për ne ikën një Xhacke dhe vjen një tjetër, këtu ka të beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

, tha Bardhi.