Me gomone drejt Anglisë/ Neada Stana: Të rinjtë shqiptarë në luftë në një kohë paqeje!

Popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit gjatë vitit 2022, rënia më e madhe e shënuar ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se popullsia rezidente në vitin 2022 vlerësohet të jetë 2.79 milionë banorë, nga 2.83 milionë që vlerësohej në vitin 2021.

Shkaku kryesor i rënies së popullsisë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar duket se lidhet me një rrugë të re trafiku për emigrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar përmes kapërcimit të ngushticës së La Manche me gomone për të kaluar nga Franca për në Angli.

Autoritetet britanike kanë numëruar së paku 15 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kaluan detin për të Angli në këtë mënyrë duke na treguar edhe një herë tjetër se si qeverisja Rama po shpopullon vendin, ku rinia fatkeqësisht po gjen vdekjen drejt tokës së premtuar.

Neada Stana, Anëtare e Departamentit 'Brain Gain' pranë PD-së nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ pohoi se fatkeqësisht në vitet që lamë pas numri i shqiptarëve të larguar nga vendi ynë drejt vende Europiane apo Mbretërisë së Bashkuar ishte i barabartë me Ukrainën, në një kohë që ky e fundit është një shtet në luftë.

“Korrupsioni, papunësia, inflacioni dhe pagat e ulëta janë faktorë shumë të frikshëm që kanë çuar që shqiptarët jo vetëm të largohen por të jenë në luftë me vendin tonë”-është shprehur Stana.

Deklarata e saj:

“Në fakt kjo është diçka që lë për të dëshiruar, sepse fatkeqësisht të rinjtë shqiptarët nuk po shohin paqe me vendin e tyre dhe janë në luftë në një kohë paqeje dhe kjo është ajo që lë për të dëshiruar.

Në vitin 2022 numri i shqiptarëve të larguar nga vendi ynë ishte baraz me Ukrainën që është një vend në luftë dhe ishte baraz me Sirinë e Libinë dhe kjo është një numër shumë shqetësues.

Po në këtë vit  80% e emigrantëve ilegalë në Mbrëtërinë e Bashkuar ishin shqiptarë dhe jo vetëm të rinj por edhe familjarë me fëmijë dhe kjo ndodh sepse ata nuk shohin një të ardhme në vendin e tyre.

Korrupsioni, papunësia, inflacioni dhe pagat e ulëta janë faktorë shumë të frikshëm që kanë çuar që shqiptarët jo vetëm të largohen, por të jenë në luftë me vendin tonë.

Klea Sula/ Syri.Net