Dorëzohet në polici një person i kërkuar për 'përgatitje të veprave terroriste'

Është dorëzuar në polici një person ndaj të cilit kishte urdhër arrest për terrorizëm.

Sipas Policisë së Kosovës ai është dorëzuar të hënën dhe ngarkohet për veprën e kryer më 9 nëntor të vitit 2016.

“Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata”, thuhet në raportin 24- orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.