Fevziu: Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë...

Gazetari Blendi Fevziu komentoi këtë të hënë drejtuesit e rinj politikë të PS-së, të emëruart nga kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Durrësit.

Fevziu tha në një dalje televizive në Të PaEkspozuarit se vendosja e 3 drejtuesve për qarkun e Tiranës ishte një përjashtim i Erion Veliajt nga skena.

Ai deklaroi se largimi i Veliajt nga fushata ka ardhur si rrjedhojë e hetimeve të SPAK-ut.

“Nuk mendoj se ka supriza te të deleguarit. PS ka përfshirë tre kryetarë bashkie, Becin, Ervin Demon dhe Emirjana Sakon. Te Mazhoranca janë ministrat, njerëzit politikë. Te PD janë njerëz që kanë qenë edhe më parë.

Ke Ramën dhe Berishën që përballen për herë të tretë me njëri tjetrin, të dy me ekipe të ngjashme. I vetmi ndryshim ishte përforcim i Tiranës, nuk ka dashur të nxjerrë Veliajn tërësisht jashtë dhe e ka markuar me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliut. Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë SPAK", tha Fevziu.