Elbasani humbet penallti në minutën e 94-t, Tirana regjistron barazimin e pestë radhazi

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e pestë të Superiores.  

 

Një duel dramatik që u mbyll me penalltinë e humbur nga Musta në minutën e 90+4’. Kola dhe Ze Gomesh ishin autorët e golave, ndërkohë që për Tiranën ky ishte barazimi i pestë radhazi në kampionat. Një ecuri për rekord kjo e bardhebluve për sa i përket barazimeve.  

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. 

Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.