Vangjeli: Rama, kapiten që ka problem me anijen e tij

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” analisti Lorenc Vangjeli,  u shpreh se në vend është vrarë karriera dhe gara e të rinjve.

Vangjeli tha se mjafton të jesh i preferuari i kryetarit dhe të gjithë do të brohorasin pa merituar.

"Gjithçka që shohim tani është një lojë e Edi Ramës si pasojë e problemeve që ka në qeverisjen e tij."- u shpreh analisti

Deklarata:

“Ka ca të vërteta të thjeshta. Në Shqipëri prej vitesh është vrarë gara dhe karriera.

Shpesh duket sikur vihen të gjitha në start por në vijën e finishit e ka kryetari i partisë.

Mund të kapë dhe të fundit dhe të thotë është ky i pari . Në shqipëri ka shumë kohë që është instaluar republika e vullnetit të kryetarëve të partisë, mjafton të të dojë kryetari dhe turma do të të brohorasë si hero.

Unë kam përshtypjen që edhe kjo që shohim tani është një lloj karremi i një kapiteni që ka problem me anijen e tij, pra e Edi Ramës.’-u shpreh ai