Zjarret në Portugali, banesat përfshihen nga flakët, humbin jetën dy persona

Portugalia është përfshirë nga zjarret masive, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mediat e huja raportojnë se disa shtëpi u përfshinë nga flakët. 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.

Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por ende nuk dihet numri i saktë.

Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Një zjarrfikës u plagos gjithashtu.

Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.

Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.

Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.