A qëndrojnë Erjon Veliaj dhe Xhafaj pas shkrimit të Der Spiegel kundër Ramës?

Nga Elvi Fundo 

Kjo foto është publikuar në 22 korrik.

Me Walter Mayer gazetarin e Der Spiegel, që së fundi erdhi në Shqipëri me një artikull të fortë kundër kryeministrit Rama. Ai takoi disa politikanë por edhe shumë shumë pak gazetarë.

Shumë dëgjova e diskutova me Mayer që e njihte Shqipërinë më mirë se ne.

Në artikullin e tij më përtej gjërave që shpesh i themi edhe ne çdo ditë, kishte dy paragrafe mjaft të rëndësishme.

Paragrafi i parë:

Sa më popullor bëhet jashtë vendit (Rama), aq më shumë rritet zemërimi në mjedisin përreth tij. Ata në rrethin e brendshëm, që dinë shumë dhe do të rrezikonin shumë, flasin vetëm me garancinë e anonimatit.

Paragrafi i dytë:

Shkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato të kriminelëve dhe oligarkëve” – kështu funksionon sistemi Rama, thotë një ish-pjesëtar i qeverisë që këmbëngul të mbetet anonim: “Të gjitha këto po ndodhin me bekimin e BE-së dhe SHBA-së. Nuk ka asnjë tender publik që të mos përfundojë në rrethin e tij të zgjeruar. Në thelb, Rama e çoi të gjithë vendin në krim. Shqipëria është tani një rast studimor për korrupsionin, e megjithatë Rama i zgjuar arrin të gjejë njohje në Perëndim.

Këto dy paragrafe flasin shumë. Sidomos kur dalin nga brenda llojit, nga një gjuhë politike që synon goditjen e kryeministrit për interesat e dikujt që e ka lakun në fyt.

Ky është Erion Veliaj dhe këtë lloj artikulimi e gjen shpesh tek gjuha konfidenciale e Fatmir Xhafajt.

Gazetarët se tregojnë burimin por ky është rasti kur burimi bën Muuu.