‘Vetëm një idiot ose...mund ta mbrojë Ramën’/ Haxhiu-Nesho përpalsen në Çim Peka Live

Në studion e Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu dhe diplomati Agim Nesho janë përplasur në lidhje me zhvillet politike në vend, si dhe artikullin investigativ të revistes më të madhe europiane Der Spiegel, ku tregonte se si Shqipëria është kthyer në narkoshtet dhe se si kryeministri Edi Rama punon për bandat kriminale vendase dhe ndërkombëtare.

I futur në lidhje direkte në studio, ambasadori Nesho u shpreh se Haxhiu i parapriu menjëherë direkt artikullit të Der Spiegel me një koment që thoshte që edhe vendet e tjera e pranojnë autokracinë e Ramës.

Duke iu referuar Haxhiut, Nesho theksoi se, një person që mbron një të pambrojtur ose do jetë idiot ose vetëm një njeri që e ka mision për mbrojtjen e Ramës dhe ky e bën shumë mirë atë pjesë.

Këtij komenti të Neshos, Haxhiu iu përgjigj duke thënë se si diplomat është e pafalshme që ambasadori nuk e kupton që lufta në Ukrainë, sjell mungesën e presionit të shteteve europiane për shkak se kanë probleme serioze me një luftë e ajo luftë nuk të lë rehat dhe nuk shihet as Rama as kushdo tjetër.

Debati në studio:

Nesho: Duhet të biem dakord që Batoni ka një penë të mirë dhe i parapriu menjëherë direkt artikullit të Der Spiegel me një koment që thoshte që edhe vendet e tjera e pranojnë autokracinë e Ramës dhe e pashë me dyshim sepse nën elegancën e tij që të mbrojë një të pambrojtur ose do jetë idiot ose vetëm një njeri që e ka mision për mbrojtjen e Ramës dhe ky e bën shumë mirë atë pjesë.

Mendimi im për artikullin e Der Spiegel, çështja është se këtu është një regjim.

Peka: Vetëm sot Batoni nuk e mbrojti në asnjë rast Ramën...

Nesho: Ai i ka pilula me sheqer. Ukraina, ç’lidhje kishte Ukraina aty për të na thënë ato përralla. Aty thuaj që është një regjim që ka filluar të marrë erë dhe kur të merr Spiegel kalon në këto përmasa është shumë e rëndësishme për të gjithë diplomatët e tjerë, nuk mund ta anashkalojnë. Është çështja e një marrëdhënie të re që duhet të reflektojnë dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm.

Haxhiu: Ambasador ta mohosh Ukrainën, të jesh në lëkurën e LSI-së dhe jo në lëkurën e diplomatit...

Nesho: LSI ka ikur me kohë Baton...

Haxhiu: Kur ta kam lexuar librin t’i kam dhënë të gjitha mendimet për librin, për mënyrën narracioni dhe më ka pëlqyer mënyra se si atëherë i ke vendos ato përjetësime në një libër.

Por nuk të besoj dot kur thua tani se rritja e autokracive është për shkak vetëm të mungesës së demokracisë së brendshme, jo jo ambasador, është mungesë e presionit të shteteve europiane për shkak se kanë probleme serioze me një luftë e ajo luftë nuk të lë rehat dhe nuk shihet as Rama as kushdo tjetër dhe shihet vetëm koncezusi në orbitën e politike europiane. Mungesa e demokracive në vende të tjera është pak e vërejtshme.

Fakti që Der Spiegel ka nisur një betejë publike me një shkrim i cili në këtë situatë i dedikohet Shqiëprisë nuk është shenjë e mirë dhe ta mohosh Ukrainën është të futesh në politikën lokale.