Haxhiu ‘rrëzon’ Der Spiegel: Artikulli nuk u bë për Ramën, por për njeriun e afërt të tij

Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane ‘Spiegel’ publikoi në versionin e saj print dhe online, një nga shkrimet më të rënda për qeverisjen e Edi Ramës në vitet e fundit.

Analisti, Baton Haxhiu i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar shkrimin e Spiegel, ku e ka cilësuar të ngjashëm me atë të televizionit italian.

Haxhiu theksoi se Spiegel ka qenë dhe është pararojë e vendimeve politike, ku e cilëson edhe si sinonim i hyrjes në problematika të mëdha.                                                                        

Shkrimi e kishte një ngjashmëri më atë që ka bërë televizioni italian, rrëfime me të njëjtit njerëz, e njëjta hyrje dhe nuk kemi ca të themi.

Nuk i di kriteret e Der Spiegel kohëve të fundit, por ai është pararojë e vendimeve politike, për mua është sinonim i hyrjes në problematika të mëdha, shkrimi i par për UCK, për problemet në Izrael.

Shkrimi e ka njëfarë porosie politike, përplasje me BE që në emër të sigurisë po përkrahin autokrat, për të dhënë argument të tilla, për kritikat që i bëjnë institucioneve evropiane, është dashur të bëjë edhe njëherë analizën e Shqipërisë përmes personaliteteve që janë kritik ndaj Ramës.

Pse shkroi Der Spiegel? Duke pasur parasysh krizën e madhe në Ukrainë, kjo është esenca. Këto fakte janë aty, janë për komunitetin ose qytetarin  gjerman, sidomos janë për qeverinë e cila po të shihet me kujdes, thotë se shtetet evropiane po përkrahin dhe ndërtojnë autokraci në vendet e Evropës juglindore. Nëse marrim analizën e asaj që ne po flasim ne, ose ca ka fol Ahmetaj ose Lubonja, esenca e këtij shkrimi është një bosht, Ahmetaj, i cili është i afërt i Edi Ramës, dhe e quan një të keqe në Shqipëri.