VIDEO/ Bushati: Përmes asgjësimit të demokracisë, Rama ka fuqi që me llokma të bëjë qoka për politikanë të huaj

Analisti Andi Bushati teksa iu referua shkrimit të gjermanes ‘Der Spiegel’ tha nga studio e ‘Çim Peka Live’ se është e njëjta ‘dorë’ me reportazhin e RAI-t.

Sipas Bushatit janë të njëjtat teza dhe akuza që flasin kundër Ramës dhe që janë pranë asaj të vërtete që ndodh në Shqipëri.

Bushati theksoi se Rama duke u pasuruar në mënyrë marramendëse ka kaq shumë potencial ekonomik, sa mund të ndikojë në qarqet më të larta politike.

Përmes asgjësimit të demokracisë në Shqipëri, thotë Bushati, Rama ka fuqi që përmes llokmave të bëjë qoka për politikanë të huajm, deri madje në nëpërmkëmbje të interesave të Kosovës.

Po të marrësh e ta krahasosh reportazhin e RAI-n dhe Der Spiegel janë të njëjtat teza dhe akuza. Duket sikur është një fluks mediatik kaq kundër Ramës, kaq pranë të së vërtetës që ndodh në Shqipëri.

Ose meidat janë në tjetër agjenci vale nga kancelaritë perendimore, ose Edi Rama duke u pasauruar në mënyrë marramëdëse sot, ka aq shumë potencial ekonomik sa të ndikojë në qarqe të larta politike.

Duke asgjësuar demokracinë në Shqipëri ka kaq shumë fuqi, sa me llokma Shqipëria t’u bëjë politikanëve të huaj qoka, nga Meloni deri te nëpërkëmbja e çdo interesi të Kosovës, që s’do guxonte ta bëntë asnjë udhëheqës i shtetit shqiptar. Është fuqizuar për veten e vet personalisht.

Nëse ne marrim bosnusin që mori Rama nga marrëveshja me Melonin, njëkohësisht fitoi edhe të gjithë amiqtë që ka Meloni në Itali.

Unë dua të besoj që Rama është autokrat i mbështetur nga kancelaritë perëndimore, por mediat që gjithmonë janë aq të pavarura nga tonat këtu, duke bërë detyrën e vet dhe shkruajnë atë që duhet bërë.