VIDEO/ Çollaku: Në SKY ECC del Rama, Veliaj, Balla, prokurorë e gjyqtarë, duan të shpëtojnë veten!

Gazetari Basir Çollaku thotë se dosja e përpiluar nga prokurorët e SPAK për kryedemokratin Sali Berishën, është një dosje pafajësie për këtë të fundit.

Teksa thotë se aspektet juridike në këtë dosje janë shterruar, 500 faqet e dosjes së Berishës, i ftuar në Syri Tv, në emisionin 'Task Forcë' nën moderimin e Sonila Meços, Çollaku thotë se ato janë dëshmi pafajësie për liderin e opozitës.

Sipas Çollakut, prokurorët që kanë përgatitur dosjen në ngarkim të Berishës, duhet ta dinë se nesër do të jenë përpara përgjegjësisë penale, për shkak të shkeljeve ligjore në hetim.

Akspektet juridike janë shterruar. Këto 500 faqe janë dëshmi pafajësie ndaj Berishës. Prokuroria ka ngritur aktin e pafajësisë. Ekspertët e çmontojnë aktin e tallavasë politike të procesit juridik.

Këtu ka 2 gjera të rëndësishme për shqiptarët.  Së pari ka urrejtje ndaj pronarëve, familje fisnike të Tiranës që janë të përfshirë në këtë dosje.  Së dyti, në dosje thuhet se : ‘Këta kanë pasur ndërment të’ … Çështë kjo me ‘ndërmend të’? Këta (prokurorët) të marrin nesër pronën me urdhër të Ramës.

Rama duhet të deklarohet publikisht nëse: E ka kërcënuar Berishën për të firmosur? E ka shantazhuar?

Këta prokurorë, a e dinë se këto dokumente i ngarkojnë nesër me përgjegjësi penale? Është një zyrë juridike në departamentin e Ramës dhe marrin përgjegjësi politike për të ndjekur Berishën.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë shkuar me donacione politike dhe kriminale. Në Sky Ecc janë Rama, Veliaj, Balla etj. Janë të gjithë politikanët dhe prokurorët bashkë, dhe në të njëjtën tavolionë duan të shpëtojnë.

Janë duke mbrojtur shtabet elektorale që janë në dosje dhe këto s’i kanë hetuar. Të heqin vëmendjen nga korrupsioni i mafies që ka mbërthyer këtë vend. Te mbetjet toksike mund të ketë qenë dhe të ketë vërshuar trafiku i kokainës….