VIDEO/ ‘Emergjencë mjedisore’, Xhixho: Paratë për 5D dhe inceneratorin fantazmë! Bashkia Tiranë, nën drejtimin e një grupi kriminal

Zëvendëspresidentja e PL-së, Erisa Xhixho teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, të kazanëve me mbeturina të tejmbushura në disa rrugë të Tiranës, thotë se kryeqyteti ndodhet tashmë në emergjencë mjedisore.

Sipas Xhixhos, një situatë e tillë tregon qartë se Bashkia e Tiranës drejtohet nga një grup i strukturuar kriminal. 

Postimi i Xhixhos:

Nga grupi i strukturuar kriminal që sot drejton Bashkinë e Tiranës, shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë prioritet, pasi paratë tona po shkojnë për 5D dhe inceneratorin fantazmë. Ndërkohë, Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore.