SYRI TV/ Meta: Vendimi për Xhaçkën, grusht shteti

Grusht shteti e cilësoi Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, vendimin për të mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ndëra i bëri thirrje Komisionit të Venecias të refuzojë kurthin e Edi Ramës në Kuvend. Gjatë një konference me gazetarët, Meta akuzoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani se është  kthyer në rreshtar të Rilindjes që   po tenton të marrë peng opozitën për të lehtësuar regjimin e Edi Ramës.

SYRI TV

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi  se vendimi i PS, të mos dërguar në  gjykatën kushtetuese  mandatin e Olta Xhaçkës është grusht shtetëror dhe shkelje e hapur e kushtetuetës.

Në një konferencë për mediat, Meta i bëri thirrje Komisionit të Venencias, të mos bëhet pjesë e kurthit të Ramës në Kuvend

Meta akuzoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, se është rreshter i Rilindjes, që amniston  Edi Ramën, Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tyre, dhe sulmon opozitën me qëllim lehtësimin e regjimit të Ramës

Në konferencën për gazetarët, Meta u ndal edhe tek situata ekonomike në vend, ku theksoi se borxhi publik ëhstë rritur me 2.3 herë, ndërsa theksoi se rritja nuk ka shkuar për ti shërbyer qyterarëv, por për interesa  të oligarkëve.