Formacionet zyrtare/ Partizani për të kapur kreun, Laçi do fitoren e parë

Laçi do të përplaset me Partizanin në orën 16:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores.

Kurbinasit nuk kanë marrë asnjë fitore deri tani dhe do të kërkojnë ta bëjnë këtë sot.

Nga ana tjetër të kuqtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit me Dinamon dhe do të kërkojnë rikthimin te triumfi dhe për të kapur kreun që aktualisht mbahet nga Egnatia dhe Vllaznia me nga 10 pikë.

Trajnerët Cungu dhe Veselinoviç kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

Laçi: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Papa

Trajner: Armando Cungu

Partizani: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Zguro, Sembene, Hadroj, Mba, Rrapaj

Trajner: Aleksandër Veselinoviç