SKANDALI/ Guardia di Finanza zbardh skemën kriminale 10 milion euroshe: Universiteti privat shqiptar shpërndante diploma false

Një Universitet privat shqiptar është përfshirë në një mega hetim të kryer nga Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane të Barit e që ka cuar në zbardhjen e aktivitetit kriminal të një grupi personash të akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentash, korrupsion e riciklim.

Hetimet e Financës Italiane kanë zbardhur se dy anëtarë të këtij grupi kanë korruptuar një funksionar të lartë në  qeverinë shqiptare që i mundësoi aktivizimin e procedurës së njohjes së akreditimit të universitetit që ata përfaqësonin.

 9 persona janë vënë në arrest me burg e 30 të tjerë nën hetim.

Materiali hetimor ka zbardhur se ky grupim lëshonte diploma profesionale, tituj universitarë fals e pa asnjë vlerë në territorin italian.

Personat e arrestuar e të vënë nën hetim kishin krijuar një qendër universitare me 55 pika informative e 3 seli në Trani, Foggia e Reggio Calabria ku kërkonin 8 mijë euro për çdokënd që kërkonte një diplomë apo të hynte në listën e konkursve për poste publike e në sistemin arsimor publik italian.

Hetimet zbardhën se ky grup kriminal kishte blerë kuotat e një universiteti privat në Shqipëri që e përdornin për pajisjen me diploma universitare për klientët e tyre por që nuk kishte asnjë vlerë legale në Itali.

Për sistemin e tyre mashtrues përdornin dhe shoqata kulturore e kompani private të ngritura brenda e jashtë Italisë.

Hetimet e Financës Italiane kanë zbardhur se dy anëtarë të këtij grupi kriminal kishin korruptuar një funksionar të lartë në  qeverinë shqiptare që i kishte mundësuar aktivizimin e procedurës së njohjes së akreditimit të universitetit që përfaqësonin.

Gjithashtu është zbardhur se për aktivitetin e tyre të paligjshëm kishin hapur kompani në Qipro, Amerika Latine e Britani e Madhe.

Është dokumentuar se ku aktivitet ka cuar në një fitim përtej 10 milionë euro, investime në pasuri të patundshme e blerjen e automjeteve luksoze.Për marketingun e këtij mashtrimi,  përdornin rrjetet sociale, faqet informative online e portale të ndryshme.

Faza operacionale është në ekzekutim gjatë ditës së sotme me kontrolle e sekuestrime të kryera në banesat e të hetuarve e të personave të arrestuar por dhe në 55 qendra informative të ngritura për këtë mashtrim, raporton për Syri-n, nga Italia, Alba Kepi.

Për SYRI-n bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve: 

Maria Saveria Modaffari (38 vjec ) Condofuri (Reggio Calabria), 
Fortunata Giada Modaffari (33) Roma, Maria Attisano (57) Locri (Reggio Calabria), 
Lucia Catalano (44) di Trani, CEO e Wisdom University në Shqipëri
Savino Cianci (60) Trani, 
Leonardo Catalano (42) San Severo, Marco Lombardi (52) Stornarella, 
Antonio Caporale (33) Foggia 
Maria M'daraa (36) Stornarella.