Meta akuza Dumanit: Rreshter i rilindjes! Ka kthyer skapin në organizatë krimianle që mbron pandëshkueshmërinë e Ramës e Veliajt që nuk do...

Gjatë një conference për shtyp, mbajtur mesditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, vijoji akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta tha se Dumani e ka kthyer SPAK, në organizatë kriminale që mbron ‘pandeshkueshëmrinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha’.

Ilir Meta për Altin Dumanin: Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në organizatë krimianle që mbron pandeshkueshëmrinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha.

Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës, Është organizuar në fushatë kundër opozitës dhe po kështu e ka përdoru dhe e përdor institucionin për të marrë peng njerëz brenda opozitës për të bërë diversion dhe për të krijuar forca të reja politike në mënyrë që të lehtësoje regjimin e kalbur të Edi Ramës.