Xhaferri: Pasi Der Spiegel e pikturoi si kreun e një Narkoshtetit, Rama i vetëofrohet Britanisë për tepricat e emigrantëve!
Nga Besart Xhaferri/
Propaganda e Shqipërisë turistike ishte një makiazh për të mbuluar fushatën e pastrimit të parave në ndërtim dhe turizëm.
Një vend nuk mund të aspirojë turizmin kur dy projektet madhore të qeverisë së tij janë importi i pleherave nga vendet e BE dhe ndërtimi i kampeve për tepricat e emigrantëve të vendeve të ndryshme të botës.
Pas Italisë, Edi Rama si një pazarxhi peng i korrupsionit dhe i krimit ndërkombëtar i pikturuar nga Der Spiegel si kreu i Narkoshtetit të parë në Evropë i është vetëofruar edhe Anglisë për ti marrë tepricat e emigrantëve.
Një qeveri që nxiti shtetasit e saj të ndërmerrnin udhëtimin me gomone përmes La Manshit për të shkuar në Angli, i kërkon Anglisë të sjellë këtu tepricat e emigrantëve të saj, ku mes tyre për ironi të fatit janë me dhjetra mijëra shqiptar.
Nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të botës së tretë dhe në këmbim të disa ditëve më shumë në pushtet është i aftë të nxjerr në pazar çdo gjë që është shqiptare.
Koha është ta ndalim këtë autokrat në tentativë në marrëzinë e tij pasi askush nuk ka të drejtë që ta trajtojë këtë vend si çifligun e tij personal
Rezistencë dhe përballje deri në qeveri teknike dhe rikthimin e ligjshmërisë në këtë vend.