Ahmetaj: Berisha po mbahet në burg politikisht nga Rama që të mos dalë në terren, e ka frikë

I ftuar në Ora News, Bislim Ahmetaj, sekretar i të drejtave të njeriut në PD tha se ka 8 muaj që kreu i opozitës ndodhet në arrest shtëpie me gjetjen më të pagjetur se duhet të jetë i izoluar sepse mund të prishë provat.

Ahmetaj: Ishte ngjarje e pritshme. Ka 8 muaj që kreu i opozitës ndodhet në arrest shtëpie me gjetjen më të pagjetur se duhet të jetë i izoluar sepse mund të prishë provat. Gjatë këtyre 8 muajsh nuk u thirr asnjëherë dhe dosja me 500 faqe nuk thoshte asgjë dhe nuk kishte asnjë hetim.

Nuk dua që kryetari i opozitës të jetë në terren dhe në zyrë, por i izoluar. PD-ja është një partia shumë e sulmuar pas rënia e komunizmit. Donin të kapnin kryetarin e opozitës, por kur i doli nga dora kjo, sulmoi liderin e PD-së dhe ja ku jemi.