Kryesojnë dy ekipe, shihni si duket tabela pas ndeshjeve të para të javës së pestë

Java e pestë e Kategorisë Superiore ka nisur me dy rezultate interesante, të cilat kanë ndryshuar kreun e renditjes.

Egnatia dhe Vllaznia tashmë janë bashkë në krye me nga 10 pikë secila pas 5 ndeshjesh të luajtura. Rrogozhinasit përmirësuan ndjeshëm golavarazhin e tyre me fitoren e pastër 4-0 ndaj Bylisit, ndërsa shkodranët, mbajtën përsëri vendin e parë falë përballjes direkte me kampionët në fuqi pas suksesit 2-1 ndaj Teutës.

Atyre mund t’u bashkohen përsëri në kryesim Partizani e Elbasani, të cilat luajnë këtë të hënë ndeshjet përkatëse, të cilat mund të sjellin ndryshime të tjera në renditjen e kampionatit.