Sërish plumba pranë Donald Trump, zëdhënësi i fushatës konfirmon ngjarjen
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pranë takimit të ish-presidentit Donald Trump në momentin që ai po largohej nga klubi i tij i golfit në West Palm Beach, Florida.
Sipas raportimeve të New York Post, njerëz nga fushata e Trump të dielën thanë se ish-presidenti Trump është “i sigurt, pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha në një deklaratë zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheun.
Kujtojmë se në 13 korrik të këtij viti, Donald Trump mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë gjatë një mitingu në Pensilvani.