Nedim Bajrami nis aventurën me Rangers

 

Nedim Bajrami ka debutuar me Rangers në kampionatin skocez. 

Rangers fitoi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të hershëm të Tom Lawrence, në minutën e 7.

25-vjeçari u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në fundin e ndeshjes për vonesa loje.

Bajrami u transferua në Skoci gjatë kësaj vere me Rangers që pagoi 4 milionë euro në arkat e Sassuolos.