SYRIT TV/ Ivi Kaso prezantohet para strukturave: Të motivuar për garantimin e rotacionit

Strukturat e Partisë Demokratike të qarkut të Korçës janë të motivuara për të bërë realitet sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme. Keështu deklaroi drejtuesi politik I këtij qarku Ivi Kaso I cili u prezantua para strukturave të Partisë Demokratike në Korçë dhe Pogradec. Kaso theksoi se do të bëhet çfarë është e mundur për të siguruar bashkimin e çdo demokrati rreth flamurit të PD-së, përfshirë edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e strukturave zyrtare.

Drejtues politik I qarkut të Korcës Ivi Kaso është prezantuar para strukturave të Partisë Demokratike në Korcë dhe Pogradec. Në një deklaratë për medit, pas mbledhjeve me kryesitë e këtyre degëve, zoti Kaso tha se strukturat e Partisë Demokratike janë të motivuara për të bërë realitet sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme.

Besoj se është mirëpritur jo vetëm kandidatura ime si kandidat për drejtues qarku, por mbi të gjitha angazhimi i ri i PD-së për t'i dhënë një imazh të ri procesit të riorganizimit të saj të brendshëm dhe procesit të përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit. Pashë të gjitha strukturat të motivuara, të cilat, jo vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kanë arritur një rezultat të mirë në këtë qark, por mbi të gjitha janë të përkushtuara për të bërë realitet premtimin e madh për të gjithë shqiptarët. Ky premtim vjen nga Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, me qëllim sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme.

Kaso tha se së bashku me me anëtarët e tjerë të grupit të punës, deputetët e qarkut dhe drejtuesit e strukturave, do të jenë në terren, jo vetëm për procesin e riorganizimit të brendshëm të strukturave të Partisë Demokratike, por mbi të gjitha për një dialog të vazhdueshëm me qytetarët. Ai u ndal edhe tek arrestimi politik i liderit te opozites dhe garantoi se Sali Berisha do të udhëheqë betejën përfundimtare për fitoren e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike do të ishte ndryshe në raport me qytetarët dhe entuziazmin që do të ngjallte, nëse kontakti i liderit me qytetarët do të ishte më i drejtpërdrejtë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin që kemi një lider të jashtëzakonshëm, të motivuar, i cili, pavarësisht sfidave, vazhdon të udhëheqë PD-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Sali Berisha do të jetë ai që do të udhëheqë betejën përfundimtare për fitoren e PD-së dhe për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, duke e nxjerrë atë nga gjendja aktuale.

Kaso tha se procesi që paraprin zgjedhjet është ai i rifreskimit dhe riorganizimit të strukturave të PD-së dhe theksoi se do të bëhet çfarë është e mundur për të siguruar bashkimin e çdo demokrati rreth flamurit të PD-së, përfshirë edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e strukturave zyrtare.