Qyteti i ‘Albanëve dhe i Valbonës’

Nga Alba Kepi

Qyteti i Urbinit, apo Urvinum Mataurense në latinisht, gjëndet në provincën e Pezaros, në rajonin e Markeve në Itali. E quajnë qyteza pallat, për ulje ngritjet e shumta që ka relievi i banuar i tij; qyteza e shqiponjave për fluturimin e shpeshtë të tyre e që izbukurojnë qiellin; qyteza e Rafaelos, vendlindja e piktorit të famshëm; qyteza pasuri e Uneskos për qendrën historike, me një trashëgimi arkitekturore unike; por dhe qyteza e Albanëve dhe e Papës shqiptar Gjon Francesk Albani, Klemente XI.

Familja Albani i dha katër kardinalë Kishës Romane, qenë nipët e Papa Klemente XI; Alessandro (1672-1779), Annibale (1682-1751), Albani (1720-1803) e Giuseppe (1750-1834).

Mirëseardhjen e parë në kufijtë e tij ta japin muret e Portës Valbona, ky emër etrusk kaq shqiptarë që kujton lumin e luginën tonë të mrekullueshme, por dhe Dean e Mirë Romane, e adhuruar në këtë territor e që nderon luginën po me të njëjtin emër (Valbona- Valle Bona, Lugina e Deas së Mirë). Ndërsa mat me sy lartësinë e Porta Valbonës, fluturimi i shqiponjave duket sikur sapo u ndal në dy krahët e harkimit të saj, duke gdhendur si majtas e djathtas dy shqiponja. Pranë tyre lexohen inicialet e Dukës së Urbinit, Frederik Ubaldo della Rover e gruas së tij Klaudia Medici, në nderim të martesës së tyre.

Porta Valbona, hyrja më e rëndëishme e qytetit të sjell në sheshin e Tregtisë.

 Vendi më i preferuar për turistët është Katedralja e qytetit, ku ndodhet Muzeu Dioqezian Albani. Me emrin Albani është lidhur një pjesë e rëndësishme e historisë së këtij qyteti, është familja nobile e qytetit, pjesëtarë të së cilës janë Papa Klemente XI (1649-1721), katër kardinalë e mjaft dipolmatë, politikanë, stiudues e artistë me emër të epokës. Familja Albani mori këtë emër në kujtim të vendlindjes së saj Shqipëria. I pari i saj Mikel Laci nga fshati Lac i Kurbinit, bashkë me dy djemtë e tij Filip e Gjergj, trasferohet në këtë qytet më 1464, pasi kish luftuar për vite në rradhët e ushtrisë së Skndërbeut. Duka i Urbinit i ndihmon e i strehon në qytetin e tij, ku stabilizojnë jetën e tyre e marrin mbiemrin Albani, për të mos humbur rrënjët e origjinës së tyre shqiptare. Emri i familjes Albani merr një rëndësi historike për qytetinUrbino, në fillim të shekullit të XVII, kur anëtari i kësaj familje, Gjon Francesk Albani, tashmë kardinal në Romë proklamohet Papa Klemente XI. Hapet për qytetin një epokë rilindjeje artistike, arkitektonike e kulturore. Papa Klemente XI ndihmon me financime e punime të rëndësishme, rindërtimin e ndërtesave, kishave, manastireve, sic qenë ndërtesa Albani, ndërtësa e Bashkisë, ndërtesa e Arqipeshkopit, Kupola Albani, Kisha San Francesco, San Demetrio, San Agostino etj. Ndihmon në ngritjen e Kolegjit të ri të Rafaelos e në fabrikën antike të karficave. Familja Albani e personalisht Papa Klementi i XI bën për Katedralen e entet e tjera fetare të qytetit mjaft dhurime materiale e artistike.

Muzeu Dioqezian Albani sot një pikë e rëndësishme turistike për Urbinon, i pozicionuar brenda mureve të Katedrales së qytetit, merr emrin në nderim të familjes shqiptare Albani, e cila kontriboj shumë në pasurimin artistik e dokumentar të koleksioneve të saj. Dashuria për artin, letërsinë, kulturën, shkollimin, e besimin e krishterë qenë karakteristikat e familjes Albani, që favorizuan rigjetjen artistike social kulturore të këtij qyteti, e qenë një pasqyrim besnik i dentitetit kulturor të pjesëtarëve të kësaj familje.

Pallati Albani, shtëpia ku lindi Papa Klemente XI, është një thesar arkitektonik i Urbino, një ndërtesë historike e ‘700 plot dekorime,piktura, afreske, mobilime antike. Sot në të gjëndet Instituti i historisë së Artit, i Arkeologjisë, është pronë e Universiteti te qytetit duke konfirumar dëshirën e trashëgimtarëve të familjes Albani ndaj kulturës e artit.

Ajo cka sot mbetet një pasuri unike është Fondi Albani, i emërtuar kështu nga mjaft kërkues e studiues italianë e të huaj. është një material i pasur që ruan arkivin privat të Familjes Albani e bibliotekat e shumta të hapura nën iniciativën e Papa Klemente XI e pjestarëve të tjerë të kësaj familje me prejardhjen nga Laci, sic dokumentojnë kujtimet e tyre.

Bibliotekat Albani

Me një vendim “Cum Nos Civitate” të datës 12 korrik 1720 Klemente XI dekreton pranë Monastirit San Francesko Urbino, një bibliotekë të pasur për qytetarët dhe Universitetin e zonës. Financon ndërtimin e sallave, skedarëve, kujdeset personalisht për krijimin e përmbledhjeve e katalogëve me libra që mjaft personazhe të famshëm i kishin dhuruar privatisht gjatë viteve. Gjatë luftrave Napoleonike materialet e saj nuk pësojnë asnjë dëmtim, e i besohen kujdesit të Bashkisë së qytetit. Prej vitit 1868 e deri më sot ruhet pranë Bibliotekës Universitare të Urbinit.

Më pak fat patën përmbledhjet bibliotekare private të anëtarëve të familjes Albani, karakteristike me ato të patricëve të ‘700 e që gjatë shekujve shumë kanë shkuar drejt zhdukjes.

Përmbledhja bibliotekare e Arkivit Albani përmban rreth 268 vëllime, një pjesë e tyre u ble nga Arkivi Sekret i Vatikanit, në kohën e Papës Papa Benedeti XIV (1675-1758).

Thesarët bibliografik të familjes Albani gjëndeshin në Albana Romana, biblioteka e Madhe e krijuar nga Klemente XI në Sallën Mbretërore të Papës, e transefruar më vonë në Pallatin “Katër shatërvanët”. Prej qytetit të tij Urbino Papa Klemente XI solli elementët më të cmuar e më të rëndëisishëm të koleksionit të tij si autografët e Bernardino Baldi, poet, historian, koleksionist e matematicien i madh italian. Papa shqiptar mundi të blejë një nga bibliotekat më të pasura e interesante, krijuar në Romë midis ‘500 e ‘600: koleksionin eCassiano dal Pozzo, babait të merkatës së artit italian,si dhe bibliotekën e kardinalit Federiko Cezi me materialet antike të Akademisë Lincei.

Papa shqiptar Gjon Francesko Albani, Klemente XI

Gjon Francesk Albani lind në Urbin më vitin 1649 e vdes në Romë më 1721. Studion në kolegjin romak e diplomohet në juridik, filozofi e teologji. Ende student shquhet për punën e tij studimore në fushën teologjike e për mjaft përkthime në gjuhën greke e orientale, midis të cilëve dhe Pentateuku i Moisiut, një libër i rëndësishëm e mjaft i vlerësuar shkencor. Në moshën 28 vjecare Papa Inocenti XI e punëson pranë Kishës Romake. Më vitin 1690 emërohet Kardinal e më 1700 Koklava e Kardinalëve e zgjedh Papë e merr emrin Papa Klemente XI. Është i katërti midis Papëve të Kishës së Katolike për nga jetëgjatësia e viteve në krye të Kishës.

Gjon Francesk Albani qe pasardhës i familjes nobile shqiptare nga Laci i Kurbinit. I pari i tyre quhej Mikel Laci, që së bashku me fëmijët e tij Filip e Gjergj Laci luftuan përkrah Skëndërbeut në luftën kundër turqve. Më vitin 1464 familja Laci detyrohet të braktisë Shqipërinë e të strehohet nga Duka i Urbinit, në qytezën e Urbinit, ku stabilizojnë jetën e tyre të ardhshme e marrin mbiemrin Albani, në kujtim të vendlindjes. Gjon Francesko Albani i biri i Karlit e Elenës. është nipi i Horacit (1576-1653), kancelar i Dukës së Urbinit i ftuar në Romë nga Papa Inocenti XI, për tu bërë senator i Romës. Gjon Francesk Albani sic dëshmojnë dokumente të shumta të lënë në trashëgim nga ai, kujtonte shpesh herë prejardhjen shqiptare të tij. Në fakt gjatë jetës interesohet për Shqipërinë, e sunduar në atë epokë nga turqit. Përpiqet të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe fesë së krishterë duke nxitur botimin e mjaft librave në gjuhën shqipe. Nën iniciativën e tij u mbajt një ngjarje e rëndëishme në historinë shqiptare, ende e pastudiuar sic duhet, sic qe Kuvendi i Arbërit, zhvilluar më 14-15 janar të 1703 në fshatin Mëqin të Lezhës e në kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç. Dekretet e Kuvendit të Arbërit prekën problematika fetare, ekonomike e arsimore, marrëdhënie ndërkombetare të Shqipërisë më pjesën tjetër të botës. Të gjitha aktet e tij u përkthyen nga latinishtja në shqip, falë punës së një grupi teologësh të kohës, midis të cilëve dhe të huaj, gjë që parapriu idenë e mëvonshme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Biografi francez i Gjon Francesko Albani , Papës Klementit XI, stiudiuesi Reoule ka analizuar kontributin e tij në cështjen shqiptare duke shkruar; “Gjon Francesk Albani, me prejardhje shqiptare, u kujdes personalisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me iniciativën e tij tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Qe një arritje e madhe epokale për kulturën dhe kombësinë shqiptare, pasi klerikët filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.”

Në librin “Illyricum Sacrum”, një vepër enciklopedike e historianit dhe jezuitit italian Daniele Farlati 1690-1773, përshkruhen përpjekjet e punës së Papa Klementi XI për krijimin e përpunimin e dokumentacionit mbi historinë e Shqipërisësic shkruhet ; “Papa Klementi XI, Gian Francesk Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, ende prift i ri nisi të mbledhë materiale mbi historinë e krishterë ilire. Detyrimet si klerik që e vlerësuan deri në majën më të lartë të selisë së Shënjtë e detyruan të ndërpresë punimet e tij historike. Në fillim të pontifikatit, mblodhi Këshllin e parë të Arbërit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e urdhëroj që aktet e Këshillit të përktheheshin në shqip e të njihte gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbet vec një kujtim.”

Me emrin e Papës Klementi XI, Gjon Francesk Albani, stiudiuesit mendojnë se është lidhur dhe historia e zonës së Kelmendit në Shqipëri. Prej historianëve shqiptarë është bërë shumë pak mbi studimin e kësaj figure e kontributin e tij në historinë shqiptare, është shkruar shumë pak mbi Kuvendin e Arbërit, një ngjarje e rëndësishëm në cështjen kombëtare shqiptare e paraprirëse e ideve të Rilindjes, fruti i të cilëave që shpallja më 1912 i lirisë së Shqipërisë.

Gjon Francesk Albani, kontriboj gjatë viteve të tij si Papa në rilindjen artistike të qytetit të tij të lindjes Urbino. Financoj ndërtimin e restaurimin e mjaft ndërtesave të rëndëishme të qytetit, gjallëroj jetën kulturore e arsimore të bashkëqytetarëve të tij, duke mos harruar asnjëherë të nënshkruante pas emrit të tij si Papë, Klemente XI, mbiemrin Albani, një rrallësi në rregullat nominative të Papatit Romak. Gjon Francesk Albani, vdes më vitin 1721 e eshtart e tij ndodhen nën dyshemenë e Bazilikës San Paolo në Romë, mbuluar nga një pllakë e thjeshtë mermeri.

Mbi Papa Klementin XI, Papa Pali i VI, më 17 Janar të 1968, në përkujtimit e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut, do shprehej: “Ndër ata, që u ulën në katedrën e Shën Pjetrit, me kënaqësi po kujtojmë paraardhësin tonë Klementin XI Albani, i cili krenohej pqr rrënjët e tij të moçme shqiptare.”

Ndërsa më 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali i II gjatë vizitës në Shkodër, kujtoj emrin e Papa Klementit XI-Albani, e kontributin e tij në vendosjen e lidhjeve të ngushta, mes Vatikanit dhe Shqipërisë.