Mos e humbisni ironinë e Dylgjerit: 'Der SPIEGEL' nuk është Derr Fuga!

Nga Ylli Dylgjeri

Der SPIEGEL nuk është Derr Fuga!

"I përballur me akuza të rënda përkatëse nga SPIEGEL, kryeministri telefonoi vonë në mbrëmje dhe u përpoq që të ndikojë në raportim. Ai i konsideroi akuzat si jo thelbësore, ofenduese dhe dëmtuese e të pa merituara për reputacionin e vendit të tij", shkruan Der Spiegel.

Nuk dimë si e ka trajtuar shkrimin në trajnimin me deputetët socialistë në Restorantin Luca, Drejtori i Informacionit të Kryeministrit  Derr Fuga?

Në mbrëmje akuzohen për narkoshtet e korrupsion në drekë mblidhen rreth korrupsionit...

Korrupsion në të gjithë sektorët dhe nivelet e qeverisë.

“Si mund të ndodhë, u pyet Rama në qershor nga një gazetar italian, që njëri pas tjetrit, ministra të ndryshëm nga rrethi i tij u arrestuan për korrupsion, ndërsa ai vetë është ende në detyrë?” Përgjigja e ftohtë e kreut të qeverisë shqiptare: “S’ka pyll pa derra”.

Ndaj dhe për trajnimin e deputetëve socialistë është zgjedhur një prej derrave: Derr Fuga.

Në fund kam edhe Unë një pyetje për trajnerin:

Cili nga ata qentë e pllakatit në hyrjen e Restorantit Luca është Der Spiegel?