SYRI TV/ Rama vijon sulmet ndaj opozitës dhe mediave, Rama: Ruani fëmijët nga lajmet e rreme
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish mediat dhe opozitën, duke I fajësuar për situatën në vend, gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla. Rama u kërkoi mësuesve të ruajnë nxënësit nga lajmet dhe informacionet e pavërteta.
Kryeministri Edi Rama, ka vijuar fushatën e sulmeve, ndaj opozitës dhe mediave, edhe gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla. Në një takim me mësues dhe punonjës të policisë, që do të ruajnë mbarëvajtjen e sigurinë në shkolla, Rama u shfaq sërish I shqetësuar për lajmet që publikohen dhe jo për implikimin e funksionarëve të lartë të policisë së shtetit, me krimin e organizuar, siç është vërtetuar në disa raste. Në fjalimin e mbajtur në shkollën Kosova, Edi Rama, ju kërkoi të pranishmëve, të mos bien në kurthin e mjedisit politik e mediatik në vend.
Madje, Kryeministri I porositi mësuesit dhe punonjësit e policisë ti mbrojnë fëmijët në shkolla, jo nga rreziqet e mundshme por sidomos nga informacionet dhe lajmet e pavërteta.
Por pavarësisht merakut për propagandën, edhe në këtë takim, Kryeministrin e shoqëroi refreni I famshëm, “Rama ik, “nga nxënësit, që ndodheshin jashtë sallës ku po mbahej aktiviteti.