Tirana si Venecia, duhen vetëm pak minuta shi dhe kryeqyteti pushtohet nga uji

Është dashur vetëm pak minuta shi të binte në Tiranë sot dhe rrugët bëhen të pakalueshme nga qytetarët. E vështirë kalimi bëhet edhe me mjete të larta pasi vërshimet në pamundësi për të kaluar në pusetat e bllokuara mbetet në rrugë.

Nuk ka nevojë për të bërë analiza të tejzgjatura që të kuptohet propaganda e kryebashkiakut Veliaj, pasi në ditë si këto mjafton të dalësh në Tiranë dhe kudo sheh se si era mbytëse e kanalizimeve shpërthen në qytet por edhe rrugët bëhen të pakalueshme prej ujit.

Në videon e siguruar nga SYRI.NET saktësisht në zonën e Liqenit që është një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit në vetëm 30 minuta shi rrugët pushtohen nga uji.