VIDEO/ Ulen temperaturat, vijnë dhe reshjet e para të dëborës

Moti i keq ka goditur pjesën më të madhe të Europës, çka ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash.

Ndërkohë  që në majën e malit Marmolada kanë rënë reshjet e  para të dëborës.

Në videon e postuar në Facebook nga Carlo Budel i cili punon si menaxher në pikën turistike të “Capanna Punta Penia”, shihet bardhësia e dëborës e cila ka mbuluar vendin.

Mali i cili ndodhet në 3342 metra mbi nivelin e detit është zbardhur i gjithi, ndërkohë sipas menaxherit temperaturat janë shumë të ulëta.

“Është shumë ftohtë, por sot jam i lumtur. Ka një reshje të bukur dëbore dhe gjithçka është zbardhur shpejt”, shkruan Budel në rrjetet sociale.